NASA kërkon të shkruajë historinë. Mision për zbulimin e mistereve të Diellit

Shkencë & Teknologji

NASA kërkon të shkruajë historinë. Mision për zbulimin e mistereve të Diellit

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 09:26
Ilustrim

Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) pritet të lançojë së shpejti një prej sipërmarrjeve më të guximshme në historinë e saj: dërgimin e një sateliti shumë pranë Diellit, si asnjëherë më parë në misionet e saj.

Sonda diellore “Parker” pritet të futet drejtpërdrejt brenda atmosferës së jashtme të yllit më të madh të sistemit tonë, e quajtur ndryshe “korona”.

Nga të dhënat e anijes kozmike premtohet të dëshifrohen disa nga misteret më jetëgjata në lidhje me sjelljen e Diellit, ndërkohë që presupozohet se sonda do t’u mbijetojë edhe temperaturave shkrirëse prej mbi 1.000 gradë Celsius.

“Parker” do të nisë misionin me anë të një rakete të madhe “Delta-IV Heavy”. Pajisja e fuqishme pritet të ngrihet në fluturim nga Cape Canaveral i Floridës, më 3:33 të mëngjesit të së shtunës me orën lokale.

“Delta” do ta dërgojë sondën në brendësi të sistemit diellor, duke aktivizuar misionin e NASA-s që për 6 javët e para do të mund të kalojë Venusin e më pas do të bëjë “takimin” e parë me Diellin pas 6 javëve të tjera.

Përgjatë një kohe 7-vjeçare, “Parker” do të bëjë 24 fluturime rreth yllit më të madh të sistemit tonë, për të studiuar përbërjen e koronës, vendi i një aktiviteti kaq të madh dhe të rëndësishëm, ndikimi i të cilit prek edhe Tokën.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat