Ndotja e ajrit zvogëlon inteligjencën e njerëzve

Shkencë & Teknologji

Ndotja e ajrit zvogëlon inteligjencën e njerëzve

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 19:56
Foto ilustrim: Ndotja e ajrit

Pas një sërë studimesh shkencore të cilat kanë gjetur se ndotja e ajrit është e dëmshme për mëlçinë, shkencëtarët kinezë kanë kryer hulumtimin i cili gjeti se ky problem ka ndikim shumë negativ në aftësinë verbale dhe numerike të trurit.

Gazeta ‘South China Morning Post’ raporton se ekipi i ekspertëve ka bërë një studim me një mostër prej rreth 32.000 burrave dhe grave në 86 qytete kineze, ku problemi i ndotjes së ajrit më të pranishëm, transmeton KosovaPress.

Rezultatet e studimit treguan se të anketuarit në mënyrë të konsiderueshme kanë më shumë gabime në reagimin ndaj testimit në kulmin e ndotjes së ajrit në rritje.

Hulumtimi i shkencëtarëve kinezë u botua në revistën profesionale amerikane “Proceedings od the National Academy of Science”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat