I jepet lamtumira e fundit efektivit të vrarë të FNSH-së

Shkodra

I jepet lamtumira e fundit efektivit të vrarë të FNSH-së

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 18:18
Varrimi i efektivit Ardian Kodra

Ka nisur ceremoni mortore në nderë të efektivit Ardian Kodra të vrarë një ditë më parë në një aksion të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë në Lezhë. 

Homazhet për efektivin e FNSH-së do të mbahen nga ora 17:00 deri në orën 19:00 pranë Drejtorisë se Policisë në Shkodër. 

Ndërsa i pranishëm në ceremoni do të jenë edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho. 

Më pas, trupi i pajetë i Ardian Kodrës do te prehet tek Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër. 

Ndërsa, efektivi i ndjerë me propozim të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është shpallur dëshmor i Atdheut nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat