Ademi: Kryeministri qasje politike për financimet, do i drejtohemi BE

Shkodra

Ademi: Kryeministri qasje politike për financimet, do i drejtohemi BE

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 14:39
Voltana Ademi

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi akuzoi sërish Qeverinë dhe kryeministrin Rama për qasje politike për investime projektesh. Ademi tha se Qeveria nuk po respekton kriteret dhe prioritete për zhvillimin e Bashkive të vendit, duke mosfinancuar njësi të djathta në të gjithë vendin. Ajo shtoi se Shkodra do i drejtohet BE-së për financime të projekteve prioritare me rëndësi kombëtare.

Bashkiakët e djathtë sfidojnë kryeministrin Rama me një takim ku do ti kërkohet të diskutojë në lidhje me financimet dhe kriteret që Qeveria nuk po zbaton për shpërndarjen e tyre.

Kryebashkiakja e Shkodrës akuzoi sërish kreun e Qeverisë se ndjek kriteret politike në shpërndarjen e fondeve, madje sipas saj duke mos respektuar as projekte strategjike të zhvillimit siç është dhe turizmi.

Ademi: Jo vetëm bashkia Vau Dejës, Shkodër, Kamëz, Kukës, Selenicë, Përmet, Pogradec, Tropojë, Lezhë. Janë Bashki që kanë paraqitur një sërë projektesh në vazhdim. Ose flasim teknikisht, ose flasim politikisht. Në aspektin e vendimarrjes përsa kohë nuk ka një argument teknik atëherë sigurisht qasja politike është ajo që zë vend.

Kryebashkiakja tha se do i drejtohet Bashkimit Europian për financime të projekteve, si në rastin e ndërtimit të një impianti përpunues të ujërave të zeza që të shpëtohet nga degradimi një pasuri kombëtare si liqeni i Shkodrës.

Ademi: Një impiant të përpunimit të ujërave të zeza të qytetit të Shkodrës nuk ishte vënë në listën e prioriteteve. Shpresoj që kjo të ndryshojë dhe sigurisht BE edhe në sajë të takimeve dhe lobimit që vetë Bashkia ka bërë të mund ta vendosë atë në listën e prioriteteve. Janë projekte të mëdha, në fakt impianti që është në Shirokë është në funksion të plotë, nuk ka probleme, nuk ka detyrime, funksionon, duke dhënë një shembull, që Bashkia e Shkodrës di ta bëjë.

Por duket që atë që nuk e ka bërë Qeveria e ka bërë Ministria e Mbrojtjes e cila ka vendosur të mbështesë Bashkinë e Shkodrës me rindërtimin e urës së Bunës, e ndërtuar 127 vjet më parë dhe ku ka pasur ndërhyrje të pjesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat