Ndihma ekonomike, Ademi: Fondi social t’u vendoset në dorë bashkive

Shkodra

Ndihma ekonomike, Ademi: Fondi social t’u vendoset në dorë bashkive

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 11:23
Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, propozon që ngritja e fondit social t’u vihet në dispozicion bashkive. Ademi ishte e pranishme në një konferencë për reformën e ndihmës ekonomike, ku merrte pjesë edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.

“Unë dua të kujtoj atë që parashikon ligji ngritjen e fondit social, i cili t’i vendoset në dorë pushtetit vendor për të bërë politika sociale, sikurse në fakt e ka në përgjegjësi. Unë shpresoj që reforma të vazhdojë. Ne po punojmë dhe bashkëpunojmë në mënyrë që atë ta bëjmë të mundur, sepse kjo është domosdoshmëri për ata që shërbejnë dhe që kanë përgjegjësinë, kryetarët e bashkive. Unë shprehem optimiste se duhet të vazhdojmë që ta bëjmë të mundur që sistemi i menaxhimit të ndihmës ekonomike të funksionojë, jo vetëm për atë ndihmën dhe që ndihma të shkojë aty ku duhet, por edhe për një sistem të mirë, bazë për planifikimin. Ne nuk kemi trashëguar bazë të dhënash. Ne kemi pasur problematikë që lidhej edhe me një mbivendosje të shërbimeve, nga publiku apo nga private. Ajo që do të duhej është një implementim i mirë i reformës, duke evituar kaosin apo problematikat e tjera që ndodhin, por nga ana tjetër duke shprehur angazhimin për të mos pasur problematika kur zbatohet apo një angazhim për ta bërë atë në kohë dhe në vazhdimësi”, tha Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat