Kryebashkiakja Ademi: Diferenca të mëdha investimesh për bashkitë

Shkodra

Kryebashkiakja Ademi: Diferenca të mëdha investimesh për bashkitë

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 23:22
Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi theksoi nëpërmjet telefonit në studion e emisionit “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, se pavarësisht reformës administrative territoriale, ende nuk janë transferuar plotësisht funksionet për njësitë vendore.

Ademi theksoi se ka një rritje të të ardhurave.

Ademi: Nuk bëhet fjalë për një transferim të plotë të funksioneve. Flasim për përgjegjësi. Bëhet fjalë për pagesat që kryhen për pagat, sigurimet shoqërore. Shpenzime shumë të vogla operative, pjesës që lidhet me shërbimin e zjarrfikësve, kullimit, mirëmbajtjes së pyjeve, etj. Kjo i ka vënë në vështirësi bashkitë. Një nga problemet më të mëdha, është shpërndarja e fondit të rajoneve.

SulçeKa qenë shpërndarje politike e financimeve?

Ademi: Bashki të ndryshme marrin shumë më shumë fonde se disa bashki të tjera. Nuk respektohen kriteret. Duke qenë se nuk ka vlerësim teknik të kritereve të projekteve që ne aplikojmë dhe nuk ka një ‘feedback’ ana e qeverisë, mendoja të shkon në një ndarje të qartë politike. Po të krahasosh bashki me të njëjtin numër popullsie diferenca është e qartë.

Sulçe: Sa më pak keni marrë?

Ademi: Po të krahasosh Shkodrën, Fieri dhe Elbasanin me bashki të tjera si Korça, dhe mund të shihni lehtësisht se ka një disnivel të jashtëzakonshëm. Krahasoni Kamzën që ka problematika të mëdha jo vetëm për infrastrukturën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat