Pendohen xhihadistët: Si do ta hidhnim në erë stadiumin e Shkodrës

Shkodra

Pendohen xhihadistët: Si do ta hidhnim në erë stadiumin e Shkodrës

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 22:37
Shtetasit e arrestuar në Kosovë janë: Bujar Brahimi, Visar Ibishi, Liridon Morina, Burim Istrefi, Leotrim Musliu, Kenan Plakaj dhe Leotrim Vojovoda.

Dy nga 11 personat e arrestuar në Kosovë më 4 nëntor në aksionin e përbashkët me Shqipërinë kundër personave që po organizonin sulm gjatë ndeshjes me Izraelin, janë penduar.

Burime hetimore bëjnë me dije se dy nga personat e arrestuar në Prishtinë, kanë pranuar të tregojnë para hetuesve të prokurorisë speciale detaje nga plani për një sulm të mundshëm në stadiumin e Shkodrës më 12 nëntor gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Pasi është vënë në dijeni të këtij fakti, prokuroria e krimeve të rënda ka hartuar  letërporosi (kërkesë për ndihmë juridike) në adresë të palës së Kosovës, ku kërkon të njihet me dëshmitë e dhëna nga ana e dy “të penduarve”.

Prokuroria kërkon informacion në lidhje me shtetasit shqiptarë që kanë qenë pjesë e planit dhe rolin që ata kanë pasur në skenarin e mundshëm të dhunës gjatë ndeshjes së vlefshme për kampionatin botëror.

Shtetasit e arrestuar në Kosovë janë: Bujar Brahimi, Visar Ibishi, Liridon Morina, Burim Istrefi, Leotrim Musliu, Kenan Plakaj dhe Leotrim Vojovoda.

Sipas prokurorisë, këta persona i takojnë organizatës terroriste ISIS”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Sipas akuzës, Bujar Brahimi një kohë me dashje ka marrë pjesë në veprimtarinë terroriste në radhët e kësaj organizate në Siri, ashtu që gjatë muajve shtator-tetor 2016, sipas udhëzimeve të ish udhëheqësit të shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri, të pandehurit e lartcekur dyshohet se kanë përgatitur sulme terroriste së pari në Kosovë, si dhe në vendet tjera të Ballkanit, shkruan “Panorama”.

Të njëjtit persona, sipas gjykatës, kanë planifikuar të sulmojnë objekte të ndryshime mes tyre edhe institucionet e sigurisë, me qëllim që seriozisht të frikësojnë popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale, e pastaj në territorin e tyre të krijojnë të ashtuquajturin Shtetit Islamik Iraku dhe Levanti (Siri).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat