Shkodër, mjekët në protestë: S’ndalemi deri në lirimin e kardiologut

Shkodra

Shkodër, mjekët në protestë: S’ndalemi deri në lirimin e kardiologut

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 12:23
80 mjekë dhe infermierë vijojnë protestat kundër arrestimit të kardiologut Edi Smajlaj në qytetin e Shkodrës

Rreth 80 mjekë dhe infermierë vijojnë protestat kundër arrestimit të kardiologut Edi Smajlaj në qytetin e Shkodrës. Me pankarta “Jo pranga” ata dolën në protestë në ditën e dytë, në spitalin rajonal.

Kolegët e Smajlajt u shprehen se protestat do të vazhdonin deri në lirimin e kardiologut. “Jemi këtu kundër arrestimit. Është e padrejtë. Smajlaj ka dhënë kontributin e tij dhe bëjmë thirrje të lirohet sa më parë”, ka thënë mjeku pediatër, Skënder Duka.

Kujtojmë se shefi i kardiologjisë Edi Smajlaj u arrestua dy ditë më parë nën akuzën e mosveprimit sipas rregullave në qendrën spitalore. Policia ka bërë të ditur se ai i hapi kartelë pa motiv pedagogut të arrestuar Simon Lufi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat