Luan Rama: LSI ka detyrimin të udhëheqë integrimin e vendit

Shkodra

Luan Rama: LSI ka detyrimin të udhëheqë integrimin e vendit

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 13:31
Nenkryetari i LSI-se, Luan Rama gjate kremtimeve te festave te fundvitit ne Shkoder

Lëvizja Socialiste për Integrim dega Shkodër organizoi një ceremoni festive në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. I pranishëm në aktivitet, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, në përshëndetjen e tij tha se rritja e kësaj force politike eshtë dëshmi e solidaritetit qytetar. Rama theksoi se LSI në Shkodër do të jetë referencë e vlerave qytetare dhe se Levizja Socialiste per Integrim ka detyrimin të udhëheqë integrimin europian të vendit.

“Rritja e LSI-së është një dëshmi e solidaritetit qytetar. Levizja Socialiste për Integrim është një parti e solidaritetit njerëzor. LSI në Shkodër do të jetë referencë e vlerave qytetare. LSI-ja ka detyrimin të udhëheqë integrimin europian të vendit”, – tha ndër të tjera nënkryetari Luan Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat