“Shkodra Kujton”- Projekti i të rinjve që risjell dëshmi e histori nga realiteti i hidhur komunist

Shkodra

“Shkodra Kujton”- Projekti i të rinjve që risjell dëshmi e histori nga realiteti i hidhur komunist

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 16:18
Projekti “Shkodra Kujton”

 Pas disa muaj punimesh, në vendin e dëshmisë dhe kujtesës në Shkodër, të rinjtë e shkollës Austriake prezantuan të shtunën punimet e tyre në kuadër të projektit “Shkodra Kujton”.

Ky projekt është vënë në zbatim nga Qendra Rinore Arka dhe Shkolla e Mesme, Austrike Peter Mahringer në Shkodër.

Në këtë aktivitete ishte i pranishëm  Zv/Ambasadori i prezencës së OSBE në Shqipëri, Robert Wilton, i cili inkurajoi të rinjtë që të njohin të kaluarën për të hedhur hapa të sigurt për të ardhmen.

Punimet përfshijnë kujtime shkodrane të cilat ritregohen nga të rinjtë e qytetit verior, mes të cilave edhe dëshmi të errëta të sistemit komunist, por edhe një realitet i hidhur të cilin ky popull e ka vuajtur mbi supe.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaroi se sot më shumë së kurrë kemi nevojë të lëxojmë dhe të njohim historinë për të mos iu kthyer më.

Gjate aktivitetit  u shfaqën video me intervista të personave të mbijetuar nga regjimi komunist, që treguan vështirësitë dhe torturat e atij regjimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat