Fëmijët e Shkodrës kërkojnë paqe për bashkëmoshatarët e tyre në Aleppo

Shkodra

Fëmijët e Shkodrës kërkojnë paqe për bashkëmoshatarët e tyre në Aleppo

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 16:30
Fëmijët e Shkodrës duke marshuar

Fëmijët shkodranë marshuan këtë të hënë në mbështetje të bashkëmoshatarëve të tyre në Aleppo të Sirisë që po përballen me masakrat e luftës dhe bombardimeve.

“Paqe në Aleppo”, ishte thirrja që u bë në kor prej tyre.

Fëmijët u kërkuan të rriturve të mos luftojnë, të ulin armët dhe të mos vriten fëmijët. Marshimi i cili përfundoi me lëshimin e disa pëllumbave, u mbështet nga shoqëria civile në Shkodër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat