OSHEE aksione në rajonin Shkodër, përgjysmohen humbjet

Shkodra

OSHEE aksione në rajonin Shkodër, përgjysmohen humbjet

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 17:52
Ilustrim

OSHEE njofton se, kontrollet e ditëve të fundit në rajonin e Shkodrës, të përqendruara kryesisht në rrethina të Lezhës, etj, ka konstatuar një numër të konsiderueshëm abonentësh që abuzonin me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë përmes lidhjeve të paligjshme.

Edhe pse i konsideruar nga kreu i OSHEE-së, Adrian Çela, një aksion rutinë, në fakt, kontrollet e vazhdueshme në javën e fundit, midis punonjësve të kompanisë së shpërndarjes dhe forcave të policisë ka nxjerrë “zbuluar” rreth 30 abonentë, të cilët janë shoqëruar në komisariat.

Prangave nuk u kanë shpëtuar as punonjësve të OSHEE, nga ku rezulton se 5 persona (Fatmir Selvija, Edmond Lishi, Aleksandër Rroku, Vital Marku dhe Zef Marku,) kanë abuzuar me detyrën, duke sjellë dëme për kompaninë.

Abonentë të shoqëruar nga policia në 3 ditët e fundit, mes tyre edhe subjekte private, për vjedhje të energjisë, janë:

Sadik H., Shyqyri B., Ylber S., Fahri T., Pal Zef M., Mir dhe Luigj V., Berhan Gj., Lirie D., Shkëlqim T., Martin P., Abedin L., Gjergj P., Ndue D., Ndrec Q., Zeqir R., Shkurt M., Mark Ç., Ndoc M. dhe Pal H.

Të dhënat tregojnë se humbjet pas këtyre kontrolleve në zona të ndryshme, janë gati përgjysmuar, ndërsa drejtuesit e OSHEE janë të vendosur të vijojnë aksionin për të mos toleruar askënd. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat