Ngjarja horror në Vlorë, dëshmitari: Ju tregoj si e gjeta kokën e njeriut

Shkodra

Ngjarja horror në Vlorë, dëshmitari: Ju tregoj si e gjeta kokën e njeriut

Më: 25 janar 2017 Në ora: 12:16
Ilustrim

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Roms të Vlorës mëngjesin e sotëm, ku u gjet një kokë njeriu pa trupin, një dëshmitar ka dhënë detaje për ‘News24’.

Gjatë një lidhje telefonike, dëshmitari i cili është bari i zonës ka thënë se ishte duke kaluar në rrugë, kur ka gjetur kokën e njeriut sipër tokës. “Po kaloja në Karabunarë kur pashë sipër dheut një kokë njeriu. Nuk di gjë se kush mund të jetë, pasi sapo pashë kokën njoftova policinë dhe nuk e preka me dorë”- ka thënë dëshmitari. Më tej ai është shprehur se zona kryesisht përdoret për kullota dhe nuk është shumë e banuar nga njerëzit.  

Sipas burimeve, dyshohet se koka i përket një personi, i cili është vrare para tre muajsh. Ajo është çuar për ekzaminime mjekoligjore. Nga këqyrja paraprake mësohet se ne kafke ka një vrime, qe mund te jete shkaktuar nga një arme zjarri. Dyshime të tjera janë se koka mund të jetë tërhequr nga kafshët, konkretisht nga ndonjë qen, por nuk përjashtohet edhe pista tjetër se personi mund të jetë vrarë dhe më pas i është hequr koka nga trupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat