Nis zhvendosja e trenit të mallrave Shkodër-Han i Hotit, doli nga shinat

Shkodra

Nis zhvendosja e trenit të mallrave Shkodër-Han i Hotit, doli nga shinat

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 10:10
Treni

Një ditë pasi treni i mallrave i linjës Shkoder – Han i Hotit doli nga shinat, drejtoria e përgjithshme e hekurudhave ka nisur punën për zhvendosjen e tij.

Specialistët kanë mbërritur në terren dhe pritet që brenda 24 orësh të hapet linja hekurudhore, e cila në një segment prej 100 metrash do t’i nënshtrohet riparimit për shkak të dëmtimeve të pësuara.

Vagonat që dolen nga shinat po transportonin inerte për në Elbasan. Eshte bërë evidentimi i mallit për efekte zhdëmtimi.

Hekurudha Shkoder – Hani i Hotit u ndërtua në vitin 1984, si pjese e linjes hekurudhore nderkombetare pasi lidhet me Malin e Zi për të vijuar në shtetet e Europës. Ajo është tejet e amortizuar ndaj ka nevoje për ndërhyrje ne disa segmente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat