Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Shkodër, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e Universtitetit “Luigj Gurakuqi”.
Por në vizitën e tij në qytetin verior, Kryeministri Rama nuk e ka përfshirë në axhendën e tij, takimin me kryebashkiaken demokrate Voltana Ademi.
Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Ramën që ta akuzojë këtë të fundit, përmes rrjeteve sociale.
Përmes një postimi, Rama ka akuzuar kryebashkiaken Ademi, se ka lënë pas dore Kafenë e Madhe në Shkodër, pavarësisht se ësthë marrë vendimi nga ana e qeverisë, për restaurimin e saj.
“Ka 7 muaj qe qeveria ka miratuar projektin që rilind Kafen e Madhe të Shkodrës. Dikush ta pyesë Voltanën pse nuk e lejon nisjen e punimeve?!” shkroi kryeministri në Twitter, duke e shoqëruar statusin me fotot e mureve të shkatërruar nga lagështira.