Fitoi medalje ari në Beograd, Bashkia e Shkodrës shpërblen Izmir Smajlajn

Shkodra

Fitoi medalje ari në Beograd, Bashkia e Shkodrës shpërblen Izmir Smajlajn

Më: 8 mars 2017 Në ora: 00:51
Kampioni i Europës në atletikë Izmir Smajlaj

Kampioni i Europës në atletikë Izmir Smajlaj është pritur nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Atleti shkodran ka qenë i shoqëruar nga babai i tij dhe nga trajneri Vildan Tufi. Mes tyre është zhvilluar një bisedë e ngrohtë teksa Smajlaj ka bërë prezent edhe njëherë emocionet që ka provuar pak ditë më parë në garat e zhvilluara në Beograd.

Ndërsa trajneri Tufi ka kërkuar më shumë mbështetje nga të gjitha institucionet, sepse ky sportist mund të dhurojë të tjera rezultate të larta. Nga ana e saj, kryebashkiakja Ademi përveçse e ka uruar Smajlajn për suksesin e arritur, ka bërë të ditur edhe një propozim që do t’ia kalojë Këshillit Bashkiak për shpërblimin e këtij sportisti dhe, po ashtu, ka ofruar mbështetje edhe për pjesëmarrjen e tij në aktivitetet e tjera ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat