Situatë alarmante në Shkodër

Shkodra

Situatë alarmante në Shkodër

Më: 22 mars 2017 Në ora: 12:37
Mbeturinat ne Shkoder

Në Shkodër, Inspektoriati i Mjedisit e vlerëson alarmante situatën nga mospastrimi i mbetjeve urbane në të gjitha njësitë që përfshin Bashkia. 

Sipas inspektorëve të mjedisit, Bashkia duhet të kishte ndërhyrë prej kohësh, në të kundërt do penalizohet me gjobë.

Kreu i Inspektoriatit të Mjedisit në Shkodër deklaron se në shumë zona situata nga mospastrimi i mbetjeve paraqitet alarmante.

“Bashkia Shkoder duhet të kishte nderhyrë prej ditësh, pasi në të kundërt do të përballet me gjoba, siç e parashikon ligji” thotë Tërthorja, duke theksuar se koha e tolerimeve ka marrë fund.

Edmond Terthorja: Ne i kemi bërë kontrollet me Bashki dhe me problemet, edhe gjatë këtyre ditëve kemi kontakte me përfaqësuesit e Bashkive për mënyrën sesi po vazhdon, kushtet dhe detyrat që u kemi lënë si Inpektoriat i Mjedisit. Në momentin që këto afate do mbarohen, do jenë masat administrative sipas legjislacionit në fuqi.

Kryeinspektori i Mjedisit thotë se mbetjet kanë pushtuar sipërfaqe të tëra, duke mos kursyer as brigjet e lumenjve e liqenit.

Edmond Terthorja: Pikat më të nxehta janë pjesa e Rrethinave ku lë shumë për të dëshiruar mënyra e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe transporti drejt landfillit të Bushatit, kemi njësinë vendore të Anës së Malit, njësinë vendore Postribë, njësinë vendore Dajç ose Velipojë, rruga që shkon drejt plazhit, edhe plazhi ndoshta në këto momente që po flasim është akoma pa vënë dorë.

Nga ana e Bashkisë Shkodër nuk ka një reagim zyrtar, ndërkohë që përvoja e shkuar nuk është edhe aq pozitive, pasi gjobat kanë qenë prezente edhe më herët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat