U shenua 106 vjetori i kryengritjes së Malësisë së Madhe

Shkodra

U shenua 106 vjetori i kryengritjes së Malësisë së Madhe

Nga: N.H Më: 7 prill 2017 Në ora: 14:53
Foto nga mbledhja vendi i ngjarjes

Ne Malësi të madhe të mbi Shkodrës, nën organizimin e Shoqatës “Dedë Gjo Lulit” nga Traboini, është shenuar 6 prilli I vitit 1911, 106 vjetori I kryengritjes së kësaj krahine shqiptare kundër pushtuesit otmoan dhe ngritja e flamurit kombëtar në vendin e quajtur Bratillë, nga luftëtarët shqiptar të prirë nga kryetrimi malësor Dedë Gjo Luli. Ngjarje kjo që do ti paraprijë shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë ne vitin 1912 në Vlorë. Si çdo vit tjetër, shqiptarët e kësaj krahine, përkujtojnë këtë datë të lavdishme të historisë sonë kombëtare me aktivitete të ndryshme kulturo-artistike.

6 Prilli I vitit 1911, për shqiptarët e malësisë dhe në përgjithjësi për të gjithë popullin shqiptar, shenohet dhe përkujtohet ne shunë krenari dhe emucion të posaçëm, duke ditur peshën që ka kjo datë historike dhe rrjedhjen e ngjarëjeve seri atëherë dhe më pas.  Në këtë mënyrë ne u bëmë një gurë I çmuar i kalasë së bukurë të historisë së mbarë kombit shqiptar, ka thënë z.Fran Kola Dedvukaj, në hapjen e manifestimit kushtuar kryengritjes së Malësisë së Madhe, në përvjetorin e 106 të sajë, duke shtuar tutje se merita e kësaj lavdie u takonë të parëve tanë në krye ,e heroin tonë Ded Gjo Lulin, e shumë burrave të tjerë që me gjakun e tyre shkruan këtë histori me të cilen krenohemi ne sot. Pra 6 Prilli është datë,e cila në zemrat e malësorëve duhet të jetë  e pranishme çdo ditë, pasi ky ishte edhe amaneti I të parëve të cilët dhanë jetën që ky truall të mos ketë zot tjetër përveq shqiptarit, është shrehur në fund, z.Dedvukaj.

Ndërsa kryatri Lidhjes Demokratike për Malësi, z. Nikollë Camaj, në fjalin e tij drejtuar të pranishmëve në këtë manifestim, nder të tjera tha sy ky vend është peligrinazh për malsorët për ta përtrirë amanetin e të parëve tanë të cilët derdhen gjakun që ky vend, të flas, të frymoj dhe të veproj shqip. Ky vend i shejetë për malësorët, është vend ku I bashkon shqiptarët, është shprehur z. Camaj për të shtuar tutje se subjekti politik që ai drejton, përkujton dhe nderon këtë ngjarje të lavdishme historike tash e 27 vite. Më pas Shoqata “Dede Gjo Luli” nga Traboini, Shoqeria Kulturo Artistike RAPSH dhe kënëgtari Arben Delaj, për të pranishmit shfaqën një program të pasur kulturo-artistik me këngë e recitime kushtuar ngjarjes së 6 prillit, kryengritjes së Malësisë së Madhe.

Image
Dedë Gjo’Luli

DEDË GJO’ LULI

Thrret në kushtrim Dedë Gjo’Luli
Në Deqiq flamurin nguli
Kush asht trim e kush asht djalë
Sot Shqipnisë zot me I dalë

Prej Zaptisë kurrë s’u tute
Legjendë mete o’kreshik
Mirë mendove,kurrë s’u ngute
Pushkët e krahun për armik

Sy shqipnonjet guximtar
O graniti I Malësisë
Ma i par ndër shqiptarë
Vune themelet Pamvarësisë

Në kushtrim ke bërtitun
Sa të jetë jeta je faqe ndritun
Me trup i vogël,por shumë vigan
Dhe i tmershëm për tiran.

Kolë Vulaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat