Skandali në jetimore, gjykata liron drejtoreshën pas 9 muajsh

Shkodra

Skandali në jetimore, gjykata liron drejtoreshën pas 9 muajsh

Më: 13 prill 2017 Në ora: 13:39
Albana Llazani ishte arrestuar 9 muaj më parë pas një skandali seksual në institucionin që ajo drejtonte.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka liruar nga burgu ish-drejtoreshën e jetimores së Shkodrës, Albana Llazani, e cila ishte arrestuar 9 muaj më parë pas një skandali seksual në institucionin që ajo drejtonte.

Ndaj Llazanit, e cila ishte në krye të jetimores kur u abuzua seksualisht me 4 vajza, është marrë vendimi për detyrim paraqitjeje nga masë arresti me burg që kishte më parë. 

Gjithashtu, gjykata ka ndryshuar vendimin dhe për dy punonjëset e jetimores, Najda Ramolli dhe Rafaela Camaj, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. 

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat