“Ura e Bunës”/ Voltana Ademi-Ramës: Mos e përdor urën për foto elektorale, por trego projektin

Shkodra

“Ura e Bunës”/ Voltana Ademi-Ramës: Mos e përdor urën për foto elektorale, por trego projektin

Më: 25 prill 2017 Në ora: 13:13
Ura e Bunes

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi është përplasur edhe njëherë me kryeministrin Rama në lidhje me Urën e Bunës që duket se kohët e fundit po i dalin shumë pronarë për të marrë kush e kush meritat e një restaurimin të mundshëm.

Një një status të fundit në profilin e saj në fb, znj. Ademi i kërkuar kryeministrit të mos e përdorë Urën e Bunës për shoë thjesht për foto elektorale por të tregojë projektin që ka he të vijë të marrë lejen në Bashkinë e Shkodrës.

Postimi i plotë

Kryeministër, Bashkia e Shkodrës nuk kishte as informacion dhe as ftesë për fillimin e punimeve në urën e Bunës. Ne nuk refuzojmë, por përkundrazi, kemi kërkuar dhe do të kërkojmë deri në fund që banorët e Shkodrës të përfitojnë atë që i takon.

Bashkia e Shkodrës i bëri ftesë Ministrisë së Mbrotjes në pronësinë e së cilës është dhe ura e Bunës, që të bashkëpunonim për ta bërë. Madje ofruam dhe mundësitë tona financiare dhe projekt-iden? per restaurimin e plotë. Por nuk deshët, sepse ju duhej të bënit fotot për fushatë se kujtuat se është pronë e Bashkisë.

Sot na i doli për pronar, Ministria e Kultures! Zv ministri u shpreh se është monument kulture dhe kemi bërë disa riparime!!

Ura e Bunës ka nevojë për një projekt të plotë ndërhyerje dhe jo makiazhin e spektaklin e rradhës!! Prandaj, që kjo të mos ndodhë, duhet që të bëni publik projektin dhe financimin që po realizohet, e në respekt të ligjit të jepet edhe leja zyrtare për realizimin e këtyre punimeve…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat