Burri i Voltana Ademit shpërthen ndaj socialistëve: O pisa, o të pafytyrë, kurrë s’keni me mujt…

Shkodra

Burri i Voltana Ademit shpërthen ndaj socialistëve: O pisa, o të pafytyrë, kurrë s’keni me mujt…

Më: 12 maj 2017 Në ora: 21:39
Voltana Ademi

Bashkëshorti i kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Fran Mjeda, ka shpërthyer në akuza ndaj socialistëve, sipas tij, po tentojnë të bllokojnë qytetarët që të marrin pjesë në protestën e thirrur nga opozita ditën e nesërme në Tiranë.

Me anë të një shënimi në facebook. Mjeda iu është kundërpërgjigjur të majtëve, pasi po mundohen të bllokojnë protestën e nesërme të opozitës, me ndihmën e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, në zonën turistike të Razmës.

Ai theksoi se pavarësisht bllokadës që po i behet qytetarëve për transportin e tyre drejt kryeqytetit, protesta e PD-së nuk mund të bllokohet.

“O pisa o të pafytyrë socialista bir komunistash. Mundeni me blloku furgona e autobusa për me dërgu në Razëm me 13 maj f… leshin tuj, po kurrë s’keni me mujtë me blloku shpirtin e lirë të protestës të çdo shkodrani”, citohet në mesazhin e bashkëshortit të kryebashiakes Voltana Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat