Rama ‘josh’ mbështësit e Topallit: Çfarë është bërë në Shkodër, meritë e saj

Shkodra

Rama ‘josh’ mbështësit e Topallit: Çfarë është bërë në Shkodër, meritë e saj

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 05:23
Rama, Shkodër

Kryeministri Rama u premtoi nga Shkodra shqiptarëve se nuk do të ketë më rritje taksash.

Rama: Nuk ka asnjë rritje taksash më, ka vetëm së bashku të bëjmë shtet.

Në bastionin e demokratëve, kreu i socialistëve joshi demokratë e zhgënjyer nga mbetja jashtë listave të PD-së të Jozefina Topallit, kur tha se çfarë është bërë në këtë qark është meritë e saj.

Rama: Unë nuk e mohoj dot, Jozefina Topalli ka qenë dhe mbetet. Kanë të drejtë demokratët këtu në Shkodër që thonë edhe aq sa është bërë këtu është bërë falë asaj gruaje kjo nuk diskutohet. Ashtu sikundër nuk diskutohet se çfarë është bërë falë Jozefinës është asgjë me çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku. Këtu nuk është punë socialistësh, komunistash, demokratësh e ballistash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat