Emërimet në fushatë, Ministri Bardhi përplaset me kandidatët e LSI në Shkodër

Shkodra

Emërimet në fushatë, Ministri Bardhi përplaset me kandidatët e LSI në Shkodër

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 05:35
Gazmend Bardhi

Ministria e Drejtësisë ka denoncuar në prokurori një tjetër rast të rekrutimeve në administratë. Ministri teknik Gazmend Bardhi kërkon hetim penal ndaj  Ardit Hotaj, me funksion politik – Koordinator i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Malësinë e Madhe, si dhe verifikimin e rolit të kandidatëve për deputetë për qarkun Shkodër z. Agron Çela dhe z. Dritan Ylli në këtë proçes.

Sipas Bardhit nëpërmjet një proçesi të rremë dhe të paligjshëm, ish-drejtues dhe punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë përfshirë në një skemë mashtrimi të qytetarëve, duke krijuar perceptimin e gabuar se janë punësuar në IEVP Shkodër, proçes që pritet të hapet në muajt në vijim, apo se ata janë në fazë emërimi.

Ministria e Drejtësisë, në një reagim per mediat, sqaron se nuk është kryer asnjë pranim apo punësim në IEVP Shkodër. 

Ndërsa u kërkohet të gjithë personave që kanë marrë premtime të denoncojnë. Përsa u përket kandidatëve për deputetë, Ministria e Drejtësisë shprehet se nisma për Agron Çelën ëshë marrë nga një spot televiziv, ndërsa Dritan Ylli është shprehur më parë se punësimet janë bërë në mënyrë të ligjshme.

Këto qëndrime për Bardhin krijojnë perceptim të rremë tek qytetarët për punësimin e tyre në IEVP Shkodër, në këmbim të mbështetjes për një forcë të caktuar politike.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidatit për deputet të LSI-së në Shkodër, Dritan Ylli.

Sipas tij akuzat janë genjeshtra, shpifje dhe mashtrime te Ministrit te Drejtesise, që nuk mund te fshehin gjendjen katastrofike te PD ne Shkoder, te krijuar nga perjashtimi i figurave kryesore te saj.

Në reagimin në facebook, Ylli shprehet se gjithçka thuhet ne adrese te kandidateve te LSI ne qarkun Shkoder, eshte vetem nje sajese e turpshme dhe nje spekullim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat