Garë e fortë në Shkodër, një grusht votash përcaktojnë mandatin e pestë

Shkodra

Garë e fortë në Shkodër, një grusht votash përcaktojnë mandatin e pestë

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 18:33
Bëhet fjalë për një grusht votash, por që përcakton se kujt i shkon mandati i pestë.

Partia Demokratike ka krijuar një avantazh të lehtë ndaj Partisë Socialiste në garën për Qarkun e Shkodrës.

Bëhet fjalë për një grusht votash, por që përcakton se kujt i shkon mandati i pestë.

Aktualisht, kur janë numëruar 227 kuti votimi nga 421 në total, PD merr pesë mandate, katër shkojnë për PS-në dhe nga një për LSI-në dhe PSD-në, nën siglën e së cilës kandidon Tom Doshi.

Me këtë ndryshim, Partia Demokratike udhëheq në dy qarqe ndaj Partisë Socialiste, atë të Shkodrës dhe Kukësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat