Ekzekutoi mjekun në Shkodër, ku po kërkohet autori i krimit

Shkodra

Ekzekutoi mjekun në Shkodër, ku po kërkohet autori i krimit

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 11:23
Ilustrim

Efektivët e Shkodrës, pavarësisht kërkimeve intensive, nuk kanë rënë në gjurmët e autorit që ekzekutoi me tre plumba në kokë mjekun Ilir Alija.

Policia ka hedhur dyshime se 26- vjeçari mund të jetë larguar drejt Malit të Zi përmes pikës kufitare të Muriqanit, në mënyrë ilegale, shkruan “Panorama”.

Në orët e paradites ndërtesa ku jetonte viktima dhe autori Dritan Ymeri ka qenë e boshatisur. Asnjëra prej familjeve nuk ndodhej aty. Të gjithë janë larguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur, duke e braktisur atë vend.

Arsyeja sipas burimeve është që palët të mos kenë një përplasje të dytë, duke qenë se situata është e tensionuar dhe familjarët e viktimës, kryesisht djali, nëna dhe bashkëshortja, ndodhen në një gjendje të rënduar psikologjike.

Ilir Aliaj ka lënë dy djem, njërin 15 vjeç dhe tjetrin rreth 4-5 vjeç. Sipas të dhënave, djali 15-vjeçar, i cili ka qenë dëshmitar i vrasjes së babait të tij, po e përjeton në formë mjaft traumatike ngjarjen e rëndë.

Por mjaft rëndë e kanë përjetuar edhe nëna e bashkëshortja e tij, të cilat nuk arritën dot të bënin asgjë apo të ndërhynin për të evituar tragjedinë e ndodhur në familjen e tyre. Askush nuk ka qenë në dijeni se i riu i kthyer nga Franca lëvizte me armë në brez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat