Asgjësohen 1785 rrënjë kanabis sativa në Shkodër

Shkodra

Asgjësohen 1785 rrënjë kanabis sativa në Shkodër

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 11:30
Policia ne Shkoder

Policia e Shtetit ka nisur kontrolle të shumta nga ajri dhe toke për të ndaluar kultivimin e kanabisit në vendin tonë.

Në kuadër të këtyre operacioneve, policia e Shkodrës bën me dije se gjatë ditë së djeshme janë asgjësuar 1785 bimë Cannabis Sativa, të kultivuara në tokë të hapur rishtas në mes shkurreve.

Mësohet se droga është zbuluar bazuar në monitorimin nga ajri të “Guardia di Finanza”  në zona, në atë të Pultit dhe të Shoshit.

Në Njësinë Administrative Pult, në fshatin Plan, vendi i quajtur Kuje të Planit, u gjetën dhe u asgjësuan 397 bimë narkotike, Cannabis Sativa.

Po kështu gjatë operacionit të kryer në Njësinë Administrative Shosh, në vendin e quajtur "Bjeshkët e Balzajve të Shoshit", u gjetën dhe u asgjësuan 1388 bimë narkotike.

Policia thotë se po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe për shkak të hetimeve nuk jepen të dhëna.

Për të gjitha rastet e lartpërmendura janë kryer, policia bën me dije se veprimet procedurale dhe materialet do t'i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat