Sekuestrohen 115 kg hashash, një në pranga

Shkodra

Sekuestrohen 115 kg hashash, një në pranga

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 10:54
Sekuestrimi i hashashit

Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 115 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar hashash në operacionin e koduar “Rrethina”.

Në pranga përfundoi 46-vjeçari Margjin Livalli, banues në Shkodër. Sasia e drogës u gjet gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në banesën e këtij shtetasi.

Droga ishte e ndarë në 10 thashë, ku brenda tyre kishte 87 pako me peshë totale 115 kilogramë.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për  veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat