Parku Kombëtar i Thethit, më i vizituari këtë sezon veror

Shkodra

Parku Kombëtar i Thethit, më i vizituari këtë sezon veror

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 13:31
Parku Kombëtar i Thethit

Statistikat e nxjerra nga AdZM Shkodër, vlerësojnë se Parku Kombëtar i Thethit ka qenë tepër i vizituar këtë sezon veror.

Vizitorët kanë qenë vendas, të ardhur nga Kosova, por edhe nga mbarë Evropa kryesisht ajo lindore. Turistë të shumtë kanë ardhur dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Specialistët e AdZM-së së Shkodrës kanë qenë të gatshëm të shoqërojnë të ardhurit në vendet më piktoreske dhe më të vështira për t’u arritur, kryesisht nga ata vizitorë që pëlqejnë aventurën.

Thethi gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.

Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.

Turistët alpin e pëlqejnë këtë natyrë dhe e vizitojnë në çdo stinë të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat