Zjarret në Shkodër, vendorët porositen të jenë vigjilentë

Shkodra

Zjarret në Shkodër, vendorët porositen të jenë vigjilentë

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 17:10
ilustrim

Situata problematike me zjarret mund të mbajë të mbërthyer vendin deri në fund të gushtit, prandaj institucionet duhet të jenë vigjilente dhe të koordinojnë punën mes tyre për të ndërhyrë në kohë përballë çdo vatre aktive.

Këtë porosi u la vendoreve të Shkodres drejtori i koordinimit me prefekturat Bekim Murati, gjatë mbledhjes për zjarret, ku ndonëse ishte parashikuar të ishin të pranishëm edhe zv/ministrja e brendshme Rovena Voda e drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile Shemsi Prençi, ata munguan.

Duke shfrytëzuar këtë takim, por e përgatitur se do të ishin edhe dy zyrtarët e lartë, në mbledhje bashkinë Shkoder e përfaqësoi vetë titullarja Ademi, që nuk hezitoi të listojë shqetesimet që ka sot kryesisht reparti zjarrfikës i këtij qarku.

Këtë vit vetëm për korrikun, shërbimi zjarrfikës i Shkodres ka ndërhyrë në 156 raste zjarresh,prej të cilave 10 në bashkinë Vau Dejes, ndërsa për 10 ditët e para të gushtit në 46 raste.

Sipas të dhenave të regjistruara, raportohen 3 herë më shume raste se e njëjta periudhe e një viti më parë. Kërkese kryesore e shtruar edhe në këtë takim, ishte bashkëpunimi që duhet të ketë vetë komuniteti për kapërcimin e ketyre rasteve emergjente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat