I lë në dorë timonin e fuoristradës fëmijës… shmanget tragjedia në Shkodër - Bota Sot
I lë në dorë timonin e fuoristradës fëmijës… shmanget tragjedia në Shkodër

Shkodra

E hënë, 11 dhjetor 2017

I lë në dorë timonin e fuoristradës fëmijës… shmanget tragjedia në Shkodër

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 23:19
Tragjedia në Shkodër

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur këtë të hënë në zonën turistike të Razmës në Shkodër, e cila shumë kollaj mund të ishte kthyer në një tragjedi të vërtetë.

Një qytetar kishte marrë përpara teksa po i jepte makinës fëmijën e tij të mitur, me idenë që t’I mësonte makinën duke I lënë nën kontroll timonin e automjetit.

Por  ka mjaftuar një moment dhe fakti se rruga ka qenë e pjerrët, që makina të kthehej përmbys duke rrezikuar kështu jo vetëm jetën e pasagjerëve në makinë. (të burrit dhe vajzës së tij 15 vjeçe, por edhe të dy fëmijëve të tjerë të mirur, përkatësisht 8 dhe 9 vjeç).

Makina është batuar pikërisht pranë derës së një hoteli, por fatmirësisht në ato instante nuk ka patur persona që kanë qenë pranë zonës ku ka ndodhur aksidenti.

Bilanci i ngjarjes nuk ka qenë tragjik pasi të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar me dëmtime të lehta, përveç vazjës së mitur e cila ka marrë plagë më të rënda, por që gjithsesi është jashtë rrezikut për jetën.

Përpos incidentit, edhe nxjerrja e të plagosurve ka qenë një punë më vete për shkak se automjeti është batuar dhe është bërë e vështirë që të dëmtuarit të dalin lirisht nga makina. Për të liruar nga “kafazi” të plagosurit janë thyer xhamat e makinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test