Arrestohet 22 vjeçari në Shkodër, nuk do e besoni ku e kishte fshehur drogën - Bota Sot
Arrestohet 22 vjeçari në Shkodër, nuk do e besoni ku e kishte fshehur drogën

Shkodra

E enjte, 14 dhjetor 2017

Arrestohet 22 vjeçari në Shkodër, nuk do e besoni ku e kishte fshehur drogën

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 09:36
Policia e Shkodrës

Policia e Shkodrës vuri në pranga një 22- vjeçar në lagjen “Naim Gjylbegu”, pasi gjatë kontrollit të banesës i është gjetur një sasi kanabisi.

Në pranga u vu Kleand Ahmetaj, i cili e kishte fshehur kanabisin në një kavanoz.

574 gramët e drogës janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet për të i janë referuar Prokurorisë së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

I gjendet lëndë narkotike në banesë, arrestohet në flagrancë poseduesi i saj.

Sekuestrohen 574 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva

Më datë 22.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve te marra në rrugë operative u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Kleand Ahmetaj, 22 vjeç, banues në lagjen "Naim Gjylbegu" Shkodër,

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 574 gram, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test