Zjarr në Shkodër, rrezikohen banesat

Shkodra

Zjarr në Shkodër, rrezikohen banesat

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 19:44
Ilustrim

Një zjarr i rënë në zonën e banuar nga pakicat rome në Shkodër duke rrezikuar banesat. Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka arritur edhe shuarjen e flakëve. Zjarri  ka rrezikuar jetën e banorëve pranë urës së vjetër të Bunës në zonën e banuar nga romët.

Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen e tij në faqen e malit të Taraboshit. Drejtori i PMNZSH Agron Dibra tregon se pavarësisht terrenit të vështirë zjarri është vënë nën kontroll dhe se shkaqet e zjarrit kanë qenë njerëzore. Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e së premtes në qytetin e Koplikut.

Një sipërfaqe e konsiderueshme është djegur në vendin e njohur si Pishatbe Koplikut. Zjarri ka avancuar dhe i rrezikshëm ndërsa është i vështirë lokalizimi i flakëve Në afërsi të vatrës së zjarrit është një pikë e grumbullimit dhe përpunimit të drurit e cila rrezikohet nga flakët.

Nuk dihen rrethanat në të cilat ka rënë zjarri, por flaket vijojnë të avancojnë. Zjarret për sa i përket qarkut të Shkodrës gjatë këtij sezoni veror zjarret kanë qenë të shumta për shkak të temperaturave të larta por nuk kanë qenë të pakta rastet që zjarret kanë rezultuar të qëllimshme duke rrezikuar jetën e banorëve për rreth apo edhe banesat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat