Thatësira nxjerr anijen shekullore në liqenin e Shkodrës - Bota Sot
Thatësira nxjerr anijen shekullore në liqenin e Shkodrës

Shkodra

E martë, 12 dhjetor 2017

Thatësira nxjerr anijen shekullore në liqenin e Shkodrës

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 19:24
Anija shekullore në liqenin e Shkodrës

Ulja e nivelit të liqenit të Shkodrës për shkak të thatësirës ka nxjerrë në sipërfaqe një anije avullore austro –hungareze, e cila mendohet se i përket shekullit të 19-të.

Ky mjet lundrimi me gjatësi 20 metra dhe 4 metra i gjerë dëshmon  se rreth 100 vjet më parë ujërat e liqenit të Shkodrës kanë qenë të lundrueshëm edhe nga mjete të mëdha.

Në gjuhën teknike ky mjet quhet Pirroskaf. Nxjerrja e saj nga uji dhe ekspozimi në bregun e liqenit, do të ishte një vlerë e shtuar për turizmin e Shirokës. Anija është ruajtur në gjendje të mirë nën ujë dhe i vetmi dëmtim që ka pësuar është në pjesën e poshtme aty ku ka marrë edhe goditje nga një mjet shpërthyes, që i ka shkaktuar edhe mbytjen. Anija ndodhet prej vitesh nën pushtetin e barishteve dhe mbetjeve të tjera, por gjithçka është gjetur në këtë anije, i është dërguar me një raport të saktë, Ministrisë së Kulturës.

Mendohet se ajo ka qenë anije ushtarake, ndërsa prania e një avulloreje të tillë është një rast i rrallë e ndoshta unik në Ballkan. Sipas historianëve, në Itali janë disa që ruhen për turizëm. Anija avullore ushtarake që banorët e Shirokës e quajnë anija austriake, nuk është prekur asnjëherë prej tyre. Ajo ruhet në ujërat e liqenit si diçka me vlerë për të cilën duhet të kujdesen organizmat përkatës për ta kthyer në një objekt të vizitueshëm dhe me vlera historike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test