‘Jam Fatos Nano’/ Incidenti në Shkodër mes gardës dhe ish-kryeministrit

Shkodra

‘Jam Fatos Nano’/ Incidenti në Shkodër mes gardës dhe ish-kryeministrit

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 19:47
Fatos Nano

Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Fatos Nano, është filmuar në qytetin e Shkodrës teksa gjithçka po bëhej gati për ndeshjen Shqipëri– Itali.

Nano është futur në teatrin Migjeni dhe menjëherë pas tij kanë mbërritur dhe politikanët e tjerë.

Mirëpo, një incident ka ndodhur teksa ish-kryeministri, i cili ka qenë me makinën e tij, nuk është lejuar të parkojë pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Edhe pse i është drejtuar gardistit me fjalët: “Unë jam Fatos Nano”,- ai nuk është lejuar.

“Unë të njoh, por nuk lejohet”,- mësohet t’i ketë thënë ushtari i gardës.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat