Jetë luksi, para dhe femra… kush është i riu që u plagos në Shkodër

Shkodra

Jetë luksi, para dhe femra… kush është i riu që u plagos në Shkodër

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 17:41
Hermes Beqiri

I riu 23-vjeçar Hermes Beqiri, i cili u plagos me armë zjarri, mbrëmjen e së shtunës, në lagjen Kiras, në Shkodër është një person i “çuditshëm”.

Ai u plagos nga me armë zjarri nga dy persona të cilët kanë rënë në prangat e policisë.

Ndërsa 23-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi plumbi me të cilin është plagosur në bark, i ka prekur disa organe.

Pas 8 orësh operacion, në spitalin e Shkodrës, ai është transportuar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Pak dihet për jetën e 23-vjeçarit, por nëse vëzhgon profilin e tij në Facebook, vë re se atij i pëlqen jeta e luksit.

Nuk mungojnë foto me tufa parash, me femra në momente intime, apo makina. Gjithashtu, ai preferon personazhet e të fortëve në filmat e Hollivudit.

Në disa prej fotove të profilit të tij në Facebook, ai ka ekspozuar edhe momente intime me femra, madje me disa femra njehersh…

Në foto të tjera ai ka ekspozuar shuma të mëdha valute (euro), si dhe mjete luksoze si makina e motorë.

Në të tjera foto ai shikohet qartë se ka një adhurim për “të fortët” e filmave të Hollivudit, si Toni Montana… ose të paktën ky është një realitet imagjinar i 23-vjeçarit.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat