Shkodër: Muzeu i Dëshmisë dhe i Kujtesës së Krimeve të Komunizmit - Bota Sot
Shkodër: Muzeu i Dëshmisë dhe i Kujtesës së Krimeve të Komunizmit

Shkodra

E premte, 15 dhjetor 2017

Shkodër: Muzeu i Dëshmisë dhe i Kujtesës së Krimeve të Komunizmit

Nga: Beqir SINA - New York Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 17:10
Delegacioni i VOA, ishte “kalimthi”, transit për vizitë edhe në qytetin e Shkodrës.

Drejtoria e VOA, Amanda Bennett, një muaj më parë vizitoi pesë vendet e Ballkanit, kryeqendrat e tyre, ndërkohë ajo dhe delegacioni i VOA, ishte “kalimthi”, transit për vizitë edhe në qytetin e Shkodrës. 

Drejtoresha e “Zërit të Amerikës” Amanda Bennett vizitë ishte për herë të parë në Shqipëri, dhe ësht? shoqëruar nga Elez Biberaj, Drejtori i sektorit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, dhe shefit të shërbimit në gjuhën shqipe, Arben Xhixho. 

Ndërkohë, kjo vizitë ka rikthyer sadopak në mendjen tonë, atë vizitën historike në Tiranë, më 22 Qershor 1991, kur Sekretari i Shtetit James Baker, u prit si një hero kombëtar në një shesh të mbushur me mbi 100 mij shqiptarë.

 Mbasi, edhe Baker, ishte zyrtari më i lart i Departmentit të Shtetit, që shkeli Shqipërinë, pas rrëzimit të komunizmit, me Elez Biberajn, i cili muajin e kaluar vizitojë me Drejtoren e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett, pesë vendet e Ballkanit, kryeqendrat e tyre, por kësaj rradhe jo si përkthyes si ishte 26 vjet më parë, por si një deshmitar okular i rënjes së komunzimit dhe Shqipërisë në Transicion, si e ka pershkruar ai në një libër të tij.

Image

Elez Biberaj, në atë kohë ishte drejtor I Seksionit shqip të Zërit të Amerikës që shoqëroi James Baker si përkthyes zyrtar I palës amerikane, teksa përktheu edhe fjalimin e Sekretarit Bejker dhe përshëndetjen e tij në emër të Presidentit amerikan në Sheshin Skënderbej, duke thënë fjalët e James Baker në shqip : ” Në emër të presidentit Bush dhe popullit amerikan , kam ardhur sot këtu për të të thënë: liria punon. Më në fund, je i lirë të mendosh me mendimet e tua. Më në fund, je i lirë të flasësh me mendjen tënde.

Më në fund, je i lirë të zgjedhin krerët e tu. Më në fund, je i lirë të adhurosh  rrugën tënde… Mirë se erdhët, qytetarë të lirë të Shqipërisë, të Lirisë…Liria funksionon!”.

Dhe, ja përsëri mbas 26 vjetëve një delegacion nga institucioni i Demartmentit të Shtetit, “Zëri i Amerikës”, i kryesuar nga Drejtoresha , Amanda Bennett, vizitoi Shqipërinë - dhe qytetin Shkodrës - qytetin më të presekutuar në Shqipëri, dhe më anti-komunist, si dhe kreyqendren e qyterimit shqiptar Shkodrën.

Shkodra, duket se “jo pa qëllim!” është bër në axhendën e saj, ngase znj. Bennett, si përfaqësuesja më e lart e Zërit të Amerikës, nuk mund të mbetej pa bërë edhe vizitën e saj aq shumë të rëndësishme, nëse ajo nuk do të vizitonte Shqipërinë pa vizituar Shkodrën!. 

Megjithse, për hir të së vërtetës vizita e saj dhe e Drejtorit të sektorit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, Elez Biberaj, dhe shefit të shërbimit në gjuhën shqipe, Arben Xhixho, duhet sqaruar se ishte, vetëm “rruga” e hyrjes drejt Tiranës nga Podgorica, duke kaluar përmes Shkodrës, transit.

Mirëpo, kur Drejtoria e ZA, Bennett, ka zhvilluar takimin e saj të parë me Shqipërinë, dhe këtë e nisë në qytetin simbol të demokracisë, qytetin e Shkodrës, ku ajo dhe delegacioni i saj u prit nga Kryetaria e Bashkisë Voltana Ademi, e cila e falënderoi në emër të shkodranve, atë, për rolin që Zëri i Amerikës, që ka luajtur dhe vazhdon të luajë në mbështetje të shqiptarëve për liri dhe demokraci, kjo merr edhe më shumë domethënje, e rëndësi në këtë vizitë. 

Sepse, në këtë takim ishin të pranishëm edhe personalitete të tjera të jetës politike dhe shoqërore në Qarkun e Shkodrës, përfshirë edhe ish të burgosur politik, dhe ish të presekutuar.

Gjatë qëndrimit në Shkodër, Drejtoria Bennett, u tha se është njohur me traditat e qytetit dhe vizitoi me këtë rast Muzeun Kombëtar Marubi.

“Zëri i Amerikës”, tha zonja Bennett, ka transmetuar në Shqipëri për 75 vjet dhe se ajo ishte drejtori i parë, i këtij insitucioni të Departamentit të Shtetit, që po vizitonte Shqipërinë, Shkodrën, gjatë gjithë këtyre viteve".

Image


Por, kjo vizitë e përkthyer në shqip, dotë thotë se nese viziton Shqipërinë, nise me Shkodrën, për të mësuar çdo gjë nga e kaluara komuniste e Shqipërisë, sepse në Shkodër e gjenë një paraqitje të sinqertë dhe thellësisht të trishtuar të vuajtjes së tmerrshme që aq shumë njerëz kaluan. 

Megjithse, jo gjithçka sot ka mbetur si një përkthim që flet vetem “shqip”, por ende në Shkodër, gjënë gjithçka të qartë, të prekshme dhe të ndjeshme, duke mos ju larguar nga sytë e sapo hapur, nga mizoria që ishte përfshirë Shkodra, dhe natyrisht edhe atë e gjithë Shqipërinë, në atë kohë nën rregjimin e egër komunist të Enver Hoxhës.

Shkodra, është ajo që ka dhënë një pasqyrë të kjartë për vuajtjet e njerëzve të zakonshëm. Në Shkodër, vlen shumë një vizitë kthjellëse edhe pse për të kuptuar historinë e gjëmes komuniste në Shqipëri, jo vetëm çdo i huaj por edhe çdo shqiptar duhet të vizitoi Shkodrën, qytetin simbol të anti- komunizmit.

Por, nëse jeni të interesuar për të mësuar Historinë e Komunizmit dhe të Drejtave të Njeriut, natyrisht që duhet filluar me Shkodrën dhe muzeun e krimeve të komunizmit. 

Në qytetin e Shkodrës, tre vite më parë është hapur Muzeu i Dëshmisë dhe i Kujtesës së Krimeve të Komunizmit. 

Aty është vendi ku janë të ekspozuar dëshmi të shumta të krimeve dhe persekucionit të egër ndaj, klerikve, të cilët u Lumnuan nga Papa Francesku, 38 Martirë, qindra intelektualëve dhe mijëra kundërshtarëve politikë, gjatë rregjimit komunist.

Lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike, u bë në 5 Nëntor 2015, në Shkodër i paraprirë nga botime me libra vëllimesh me biografitë e secilit prej tyre.

Njeri prej librave është i shkruar nga Atë Leonardo Di Pinto, që sot nuk jeton më, “Imzot Vinçec Prennushi me shokë martirë” është dëshmia e dashurisë për hyjin, edhe kur ata u përndoqën, u torturuan, u burgosën dhe u vranë nga ish - regjimi komunist.

Ndërtimi i muzeut të Shkodrës, që është i pari në Shqipëri, i këtij lloji, është vendosur në mjediset e një prej ish burgjeve të shumtë, të hapur në Shkodër në vitet e para të vendosjes së diktarurës në Shqipëri.

Muzeu, jo pa qëllim është vendosur aty ku ishte, burgu, gjatë diktaturës së Enver Hoxhës, aty ku të dyshuarit u morën në pyetje gjatë paraburgimit nën tortura dhe abuzime të rënda.

Qelit e errëta dhe të ngushta në kontrast me dyert e xhamit që hapen në dritën e shpresës dhe lirisë, paraqesin mizorit të regjimit të Enver Hoxhës.

Muzeu Drejtësi e Kujtes në Shkodër, është një vizitë e nevojshme për të kuptuar me të vërtetë vendin si një tërësi.

Qëllimi i muzeut është të parandalojë që krime të tilla të mos ndodhin përsëri dhe të nderojnë viktimat.

Kjo nuk është një histori gjithëpërfshirëse në asnjë mënyrë, por mbulon vitet e diktaturës në detaje të arsyeshme , duke përfshirë torturat dhe vrasjet e afro 40.000 njerëzve.

Përkundër përmbajtjes së tij të zymtë, ky ishte një vend i angazhuar dhe i prekshëm që vlenë për vizitën në Shkodër.

Ai është një muze që shpjegon krimet e tmerrshme të epokës komuniste në qytetin e Shkodrës, dhe nëpërmjet Shkodrës ato në të gjithë Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test