Shkrumbohet banesa në Shkodër, ja kush e shkaktoi

Shkodra

Shkrumbohet banesa në Shkodër, ja kush e shkaktoi

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 09:18
Pamje nga banesa

Një banesë është shkrumbuar nga zjarri orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës. Sipas hetimeve paraprake të kryera në vendin e ngjarjes, shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë pakujdesia e kryefamiljarëve. Zonja e shtëpisë dyshohet se ka harruar ndezur ndonjë nga pajisjet elektor-shtëpiake.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 3 zjarrëfikëse dhe efektivë të shumtë të policisë, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve. Shtëpia është djegur totalisht në 3 dhomat e saj. Banesa mësohet se ishte marrë me qera nga një zonjë, ndërsa fatmirësisht të gjithë familjarët kanë shpëtuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat