Borë në Veri, bllokohet aksi Shkodër-Dukagjin, izolohen tërësisht 300 familje

Shkodra

Borë në Veri, bllokohet aksi Shkodër-Dukagjin, izolohen tërësisht 300 familje

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 11:06
Dukagjin

300 familje janë izoluar tërësisht nga bora në Dukagjin, nga Mali i Shoshit deri në Qagë Thore. Ndërkaq, janë bllokuar edhe dy rrugët që lidhin Shkodrën dhe Dukagjinin.

Rreth 60 cm borë ka rënë në aksin Qafë Thore-Theth dhe nuk mund të kalohet as me mjete me zinxhir dhe as në këmbë.  Po ashtu në aksin Breg Lumi-Mali Shoshit ka rreth 40 cm borë dhe rruga është bllokuar. Banorët prej 5 ditësh janë pa energji elektrike për shkak se është bllokuar kanali që furnizon me ujë hidrocentralin e fshatit Ndërlyse nga i cili marrin energji elektrike fshatrat e tjerë.

Kërkohen mjete për zhbllokimin e rrugëve dhe kanalit te HC por deri me tani asnjë mjet nuk është dërguar në asnjërën prej rrugëve të Dukagjinit dhe banoret nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojnë totalisht të izoluar.
Ata bëjnë thirrje për ndihmë sepse ndodhen në kushte te vështira duke qenë se nuk ka as mjek. Kërkohet ndërhyrja urgjente e institucioneve pasi situata paraqitet alarmante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat