Gjendet i mbytur në kanal i riu në Shkodër - Bota Sot
Gjendet i mbytur në kanal i riu në Shkodër

Shkodra

E enjte, 14 dhjetor 2017

Gjendet i mbytur në kanal i riu në Shkodër

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 16:44
Ilustrim

Në fshatin Barbullush të Shkodrës, një i ri 26 vjeç u gjet i vdekur në kanal. Policia ka bërë me dije se në një kanal kullues u gjet një kufomë, që dyshohet se i përket një viktime të seksit mashkull. “Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se viktima është shtetasi me iniciale R.B 26 vjeç banues në Barbullush e trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës. Nga këqyrja parapkrake e trupit të viktimës, nuk janë gjetur shenja të dhunës”, thuhet në njoftimin e forcave blu të qytetit verior.

Nga deklarimet që janë marrë, rezulton se viktima nuk besohet të ketë pasur konflikte me persona të tjerë, por se ka dyshime se është një i sëmurë mendor. Gjithashtu, dyshohet se konsumonte vazhdimisht alkool dhe ndaj ka përfunduar në lumë. Policia ka sqaruar se pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur totalisht këtë ngjarje të rëndë. Grupi hetimor duke bashkëpunuar me policinë në Shkodër janë duke punuar për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test