Vrasja në Shkodër, viktima u godit me 3 plumba, si u gjet i pajetë brenda makinës - Bota Sot
Vrasja në Shkodër, viktima u godit me 3 plumba, si u gjet i pajetë brenda makinës

Shkodra

E shtunë, 24 shkurt 2018

Vrasja në Shkodër, viktima u godit me 3 plumba, si u gjet i pajetë brenda makinës

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 13:24
Shkodër

Mesditën e sotme një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën.

Një person u qëllua për vdekje me armë zjarri në fshatin Stom Golem.

Viktima është Angjelin Shkambi, ndërsa mësohet se ai është ekzekutuar me tre plumba në kokë brenda në automjetin e tij.

32-vjeçari, gjatë kohës që ndodhej në automjetin "Mercedes Benz" me targa AA 275 BF, është qëlluar nga një person i paidentifikuar.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur tre gëzhoja pistolete, dy brenda në automjet dhe një jashtë, çka shton dyshimet se viktima dhe autori mund të kenë qenë bashkë në makinë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po  vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Në mbështetje të veprimeve që po kryhen policia lokale për kapjen e autorëve, janë edhe grupe të FNSh-së. Gjithashtu po punohet edhe për zbardhjen e të shkuarës së viktimës nëse rezulton apo jo me precedent penal. 

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak

Me datë 17.12.2017, rreth orës 11:10, Salla Operative është njoftuar se në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”, një person në një makinë, është pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz" me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.Sh. 32 vjeç, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistolete. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test