Zbulohet e shkuara kriminale e 32 vjeçarit të vrarë sot në Shkodër

Shkodra

Zbulohet e shkuara kriminale e 32 vjeçarit të vrarë sot në Shkodër

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 14:18
Angjelin Shkambi

Thyen masën e sigurisë në arrest shtëpie për kanabis, dhënë nga Gjykata e Apelit, ekzekutohet në atentat 32-vjeçari nga Shkodra.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Golem të Shkodrës ku mëngjesin e kësaj të diele është vrarë Angjelin Shkambi, 32-vjeç.

Ai është qëlluar me tre plumba në kokë brenda në automjetin e tij tip "Mercedes Benz" me targa AA 275 BF, teksa po dilte nga varrezat e fshatit. Ngjarja pranë një zone banimi, ndërsa siç duket në foto aty ndodhet edhe një dyqan lulesh, por askush nuk ka dëgjuar të shtëna. Mendohet se vrasja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ose autori ka përdorur silenciator.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur tre gëzhoja pistolete, dy brenda në automjet dhe një jashtë, çka shton dyshimet se viktima dhe autori mund të kenë qenë bashkë në makinë. Siç ka mësuar Shqiptarja.com, e shkuara e errët e Angjelin Shkambit, pasi është arrestuar për kultivim kanabisi disa muaj më parë, mendohet të jetë motivi i atentatit mafioz ndaj tij këtë të diel në periferi të Shkodrës.

Kush është Angjelin Shkambi?

Shqiptarja.com ka mësuar se 32-vjeçari dhe një grup prej 13 personash u arrestuan në prill të 2017 për kultivimin e rreth 3000 lëndë narkotike kanabis. Ai u la në arrest me burg nga gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ndërsa Apeli rrëzoi këtë vendim dhe vendosi "arrest me shtëpie". Masa e sigurisë ndaj tij ishte në fuqi, por Shkambi e ka thyer mëngjesin e sotëm, ndërsa u ekzekutua në dalje të varrezave të fshatit Golem, në periferi të Shkodrës. angjelin

Policia ngre pika kontrolli

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po  vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Në mbështetje të veprimeve që po kryhen policia lokale për kapjen e autorëve, janë edhe grupe të FNSh-së. Gjithashtu po punohet edhe për zbardhjen e të shkuarës së viktimës nëse rezulton apo jo me precedent penal. 

Njoftimi i Policisë:

 

Informacion paraprak 

Me datë 17.12.2017, rreth orës 11:10, Salla Operative është njoftuar se në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”, një person në një makinë, është pa shenja jete. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz" me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.Sh. 32 vjeç, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistole. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat