Mali i Zi arreston biznesmenin nga Shkodra, shikoni videon - Bota Sot
Mali i Zi arreston biznesmenin nga Shkodra, shikoni videon

Shkodra

E diel, 25 shkurt 2018

Mali i Zi arreston biznesmenin nga Shkodra, shikoni videon

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 13:08
Arrestimi i biznesmenit

Njëmbëdhjetë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Malit të Zi gjatë operacionit të koduar ” Trik” ose ” Mashtrimi” operacion i cili ka një vit që ka nisur.

Gjatë kësaj periudhe kohore një vjeçare janë sekuestruar një sasi prej 928 kg lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa, 1,7 kg drogë e llojit heroinë dhe 3 kg bazë materiale për përzierjen e lëndës narkotike heroinë. Në prangat e policisë malazeze në Podgoricë të sektorit anti-narkotike ka rënë shtetasi Ndue Pepaj 27 vjeç shtetas shqiptar dhe banues në Malësi të Madhe pronar i një lokali në zonën e Bajzës.

Ai akuzohet nga prokuroria në bazë të hetimit se ka qënë kreu i grupit kriminal të strukturuar të cilët nga Shqipëria kanë trafikuar lëndën narkotike në Mal të Zi dhe e kanë shpërndarë atë nëpër vende të ndryshme. 8 persona të tjerë janë arrestuar që nga fillimi i këtij aksioni policor një vit më parë. Ndërsa ditën e dielë dhe të hënë në Podgoricë në pranga kanë rënë Ndue Pepaj 27 vjeç me shtetësi Shqiptare banues në Malesi të Madhe dhe shtetasit Gjon Junçaj, Vasel Junçaj dhe Violeta Junça, të tre këta shqiptar nga Tuzi i Malit të Zi.

Ndërsa janë kryer edhe kontrolle në disa banesa ku dyshohet se janë përdorur nga ky grup kriminal si dhe janë sekuestruar tre automjete si dhe një armë zjarri automatik e cila ka qënë e groposur në bahçen e një shtepie në lagjen Konik të Podgoricës ndersa do i nënshtrohet akt ekspertizës pasi dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e vrasjeve në Mal të Zi.

Ndaj shtetasit Ndue Pepaj prokuroria e Malit të Zi ka ngritur akuzën për ‘krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test