KLSH padit ish drejtorin e ALUIZNI-t Shkodër, legalizuan ndërtimet mbi Bunë

Shkodra

KLSH padit ish drejtorin e ALUIZNI-t Shkodër, legalizuan ndërtimet mbi Bunë

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 15:52
Pamje nga Shkodra

KLSH kallëzon në prokurori ish drejtorin, 3 ish përgjegjës të sektorit legalizimit dhe juristin e drejtorisë rajonale të ALUIZIN –t, qarku Shkodër

KLSH akuzon se "Kanë kryer legalizime të jashtëligjshme me sipërfaqe 15 661 m2 në brigjet e liqenit të Shkodrës, në brigjet e lumit Buna (Zona të mbrojtura), nuk kanë skualifikuar  993 objekte  të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e mbrojtur si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e  189,311 mijë lekë, të ardhura këto të munguara për fondin e kompensimit të ish pronarëve."

KLSh auditoi Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t, Qarku Shkodër, për periudhën Janar 2015  deri më Korrik 2017.

Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër,  për A.D ish/ Drejtorin e ALUIZNI-t, E.B, ish përgjegjëse e Sektorit të Legalizimit, I.SH Përgjegjëse e sektorit të Hartografisë dhe Çështjeve të Pronësisë Hartografisë, A.B me detyrë specialist për çështjet e pronësisë dhe jurist i Njësisë së Prokurimit dhe F.T ish përgjegjës i sektorit të Legalizimit, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat