Sekuestrohen armë dhe kanabis në Shkodër, një në pranga

Shkodra

Sekuestrohen armë dhe kanabis në Shkodër, një në pranga

Më: 8 mars 2018 Në ora: 13:44
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses një operacion, duke vënë në pranga një shtetas, ndërsa ka arritur të sekuestrojë armë zjarri, tritol, municione luftarake dhe lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas, si posedues i tyre.

Në pranga nga policia është vënë shtetasi Ernest Lekaj, 30 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri tip pushkë, me disa fishekë;
– 2 copë kallëpë lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4;
– 12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatore;
– nje sasi lëndë narkotike kanabis;
– 1 armë sportive, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat