Përmbytjet në Shkodër, KESH: Gjatë natës nuk do të ketë shkarkime

Shkodra

Përmbytjet në Shkodër, KESH: Gjatë natës nuk do të ketë shkarkime

Më: 9 mars 2018 Në ora: 18:03
Pamje nga Shkodra

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informon se situata hidroenergjitike në kaskadën e Drinit po përmirësohet dhe prurjet natyrale në ora 17:00 rezultojnë ne 116O m3/sek.

Duke pare tendencën në rënie të prurjeve natyrale, parashikimet meteorologjike për ditët në vijim dhe me qellim dhënien e kontributit të saj në lehtësimin e aspekteve operacionale të shtabit te emergjencave civile të Qarkut të Shkodrës, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare njofton se sonte në ora 23:00 të reduktojë me tej shkarkimet duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit dhe përpunuar prurjet përmes ngarkimit maksimal të mundshëm të turbinave për prodhim energjie.

Si pasojë e reshjeve të shumta si dhe shkrirje së borës, shumë zona në Shkodër janë përmbytur pas hapjes shkarkimeve të detyrueshme që KESH ka bërë në kaskadën e Drinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat