Shkodër: Vrau shokun me thikë, gjykata e lë në burg

Shkodra

Shkodër: Vrau shokun me thikë, gjykata e lë në burg

Më: 4 prill 2018 Në ora: 13:52
Pamje nga Shkodra

Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër dha sot masën e sigurisë "arrest me burg" për 27 vjeçarin Kristjan Shkambi i akuzuar për vrasjen e shokut të tij Kolë Fermosi 28 vjeç. 

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 2 prillit 2018 në Hot të Ri, ku Shkambi e goditur me thikë në zemër Fermosin, i cili ndërroi jetë më pas në spital. Para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Andri Ymeri, Shkambi ka shprehur pendesë, duke deklaruar se nuk ka dashur të kryejë krimin e rëndë por gjithçka ka ardhur nën efektin e alkoolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat