4 plumba biznesmenit në Shkodër, pronari i lokalit donte lekët e pronës nga Qeveria

Shkodra

4 plumba biznesmenit në Shkodër, pronari i lokalit donte lekët e pronës nga Qeveria

Më: 6 maj 2018 Në ora: 10:22
Xhevat Vataksit

Xhevat Vataksit, banues në Shkodër, ju bë atentat një ditë më parë. Biznesmeni i ndërtimit mbeti dje i plagosur me katër plumba pas një debati me një person tjetër, i cili po ashtu rezulton se është biznesmen.

Ngjarja ku mbeti i plagosur 60-vjeçari ndodhi në afërsi të fshatit Darragjat të njësisë Dajç, në rrugën Shkodër-Velipojë. Policia identifikoi autorin Artur Lini, 43 vjeç, banues në Bërdicë dhe e ka shpallur atë në kërkim. Ndërkaq, i plagosuri është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku pas ndërhyrjes kirurgjikale, mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave, grupi i hetimit ka arritur të ngrejë edhe dyshimet e para mbi ngjarjen e ndodhur. Paraprakisht, grupi hetimor konfirmoi se i plagosuri Xhevat Vataksi është një biznesmen ndërtimi në Shkodër, i cili operon prej vitesh në këtë fushë, duke shtrirë aktivitetin e tij në qytet dhe rrethinat e saj.

Sipas burimeve policore, shkak i plagosjes mund të jetë bërë një debat për pronësi. Kjo, pasi firma e ndërtimit në pronësi të të plagosurit është e kontraktuar për rikonstruksionit e lotit të parë në aksin Shkodër-Velipojë.

Konkretisht, Vataksi ka pjesën nga Bërdica deri në fshatin Trush. Kjo është një pjesë rruge, e cila sipas projektit do të devijohet nga e vjetra për të shkurtuar distancën. Edhe më përpara, banorët e asaj zone kanë pasur debate të ndryshme për shkak të shpronësimeve. Disa pretendojnë të marrin shpronësime, sepse rruga e Velipojës në atë pjesë kalon në tokat e tyre, ndërsa disa të tjerë kërkojnë një ndryshim të projektit pikërisht për të mos prekur pasuritë që kanë.

Edhe autori i dyshuar Artur Lini, përveç një lokali që ka në Bërdicë, dyshohet se ka edhe një pjesë të tokës ku do të kalojë rruga e re e Velipojës. I plagosuri dhe autori i dyshuar, sipas burimeve, kanë bërë një debat mes tyre për shkak se ky i fundit nuk lejonte punimet në tokën e tij.

Pas debatit mes tyre, pronari i tokës, por njëherazi edhe i një lokali ka nxjerrë një armë zjarri, duke qëlluar plot katër herë në drejtim të Xhevat Vataksit. Ai mori katër plumba në gjymtyrët e poshtme, por, fatmirësisht, nuk i kanë rrezikuar jetën.

Sipas burimeve policore, autori i dyshuar Artur Lini dhe i plagosuri Xhevat Vatak

si në momentin e ngjarjes kanë qenë vetëm me njëri-tjetrin. Por paraprakisht dyshohet se ai ka disa pretendime ashtu si pjesa më e madhe e banorëve lidhur me rrugën ku do të kalojë aksi i Velipojës.

Nga ana tjetër, firma e nënkontraktuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që ka në zbatim pjesën Bërdicë-Trush i ka bërë të ditur banorëve se nuk mund të devijojnë projektin e përcaktuar dhe se shpronësimet duhet që t’i bëjë qeveria shqiptare. Debati mes tyre ka vijuar derisa shtetasi Artur Lini dyshohet se ka qëlluar me armë Xhevat Vataksin duke e lënë të plagosur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat