Tragjike në Shkodër, ekzekutohen burrë e grua në sy të fëmijës 1 vjeç

Shkodra

Tragjike në Shkodër, ekzekutohen burrë e grua në sy të fëmijës 1 vjeç

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 08:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në Shkodër, ku janë ekzekutuar burrë e grua.

Burhan Breçani dhe bashkëshortja e tij janë vrarë brenda makinës së tyre, sapo kishin parkuar.

Ndërsa ende nuk dihet arsyet dhe autorët, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ish-oficerin e krimeve të Policisë së Pukës.

Sipas të dhënave, Breçani kishte dhënë dorëheqjen disa muaj më parë nga policia.

Ai kishte qenë nje periudhë kohe në emigrim, duke kërkuar azil në Francë, por që nuk i ishte dhënë. Më pas ai ishte kthyer në Shqipëri.

Dyshimet e para në lidhje me shkaqet e krimit kanë të bëjnë me detyrën e Breçanit, përpara se të largohej nga policia. Pikërisht këtu po hetohet, duke shikuar dosjet dhe hetimet që ka bërë Breçani gjatë punës së tij.

Policia jep detaje për vrasjen e çiftit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka dhënë një informacion mjaft të shkurtër, për ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin, herët në orët e para të mëngjesit.

Një ish-punonjës i Policisë së Shtetit, Berhan Bërçama, rreth 30 vjeç, u gjet i vrarë me armë zjarri, brenda makinës së tij tip Benz me targe AA 006 HA. Së bashku me të, jeta ju mor edhe bashkëjetueses së tij.

Policia thotë se çifti janë gjetur në makinë rreth orës 06.40, të pajetë. Por ngjarja, motivet e së cilës mbeten ende të paditura, dyshohet të ketë ndodhur më herët gjatë natës. 

Ka dyshime që arma të ketë qenë silenciator, ose me zhurmë të lehtë çka nuk është dëgjuar nga persona të tjerë. 

Një fakt tronditës i publikuar nga mediat, por që nuk bëhet i ditur në njoftimin e policisë, është fëmija i vogël i çiftit, rreth 1 vjeç, i cili thuhet se ka qenë në makinë me ta gjatë momentit tragjik të ekzekutimit të çiftit nga persona ende të paidentifikuar.

Fëmija i tyre i mitur ka shpëtuar dhe ndodhet në spital nën kontrollin e mjekëve.

Automjeti tip Benz me viktima brenda, u pikas nga banorët rreth orës 6 të mengjesit, dhe ende nuk është përcaktuar ora ekzakte se kur është ekzekutuar çifti

“Më datë 15.07.2018, ora 06:40, në lagjen "Naim Gjylbegu", Shkodër, në automjetin me targa AA006HA, janë gjetur të vrarë me armë zjarr, B. B. dhe bashkëjetuesja.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë.

***

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku mbetën të vrarë me armë zjarri një çift bashkëshortësh.

Atentati ndodhi në lagjen “Naim Gyylbegu”. Brenda makinës së tyre u gjet të pajetë burrë dhe grua. Berhan Bërçama 30 vjeç, mësohet që më herët të ketë qenë policë, por nuk ishte më në detyrë.

Në automjet ka qenë edhe fëmija i vogël i çiftit, vetëm 1 vjeç, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa marrë asnjë lëndim.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur gjatë natës, por është mësuar vetëm në orët e para të mëngjesit.

Çifti ndodheshin në një makine tip Benz me targe AA 006 HA.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Paraprakisht  dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës kur Breçani shërbente në Policinë e Shtetit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat