‘E thirrën, doli nga shtëpia e nuk e pashë më’, rrëfimi tronditës i gruas së shkodranit

Shkodra

‘E thirrën, doli nga shtëpia e nuk e pashë më’, rrëfimi tronditës i gruas së shkodranit

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 14:00
Agron Molla 47-vjeçari është zhdukur që më 23 gusht bashkë me dajën e tij Gëzim Hysaj

Një tjetër dëshmi tronditëse nga Shkodra. Këtë herë është bashkëshortja e Agron Mollës, 47-vjeçarit që është zhdukur që më 23 gusht bashkë me dajën e tij Gëzim Hysaj, ajo që flet për “BW”.

Me zërin që i dridhej, tek tuk duke iu këputur nga trishtimi, gruaja thotë se kanë thirrur mbrëmjen e 23 gushtit tek shtëpia dhe që kur ka dalë nuk e ka parë më të shoqin.

“E thirrën tek shtëpia ‘o Gon, o Gon’, menduam se ishte nëna e tij. Ai doli me rrobat e shtëpisë. Që nga ai moment nuk e kam parë më”,- tregon gruaja e Agron Mollës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat