Krimet në Shkodër, Schutz: Të përmirësohet puna e Prokurorisë dhe Policisë

Shkodra

Krimet në Shkodër, Schutz: Të përmirësohet puna e Prokurorisë dhe Policisë

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 20:09
Ambasadorja gjermane, Susanne Schutz

Ambasadorja gjermane, Susanne Schutz foli për krimin nga Shkodra, qytetin që muajt e fundit ka qenë dëshmitar i disa ngjarjeve të rënda kriminale.

Schutz theksoi se Prokuroria dhe Policia të përmirësojnë punën në lidhje me luftën kundër krimit

“Shqipëria ka shënuar përmirësimet e veta në këtë fushë, por duhet të bëjë edhe më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur zhvillime pozitive deri diku, por të gjitha përpjekjet duhet ë vijojnë edhe më tej. Prokuroria dhe policia do të duhet të përmirësojnë punën e tyre sa i përket hetimeve të rasteve të konstatuar. Shpresojmë që edhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët të intesifikojë edhe më tej punën”, u shpreh Susanne Schutz.

Sussane Schutz tha se duhet të bëhet më shumë në 5 prioritetet kyçe, duke vecuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

"Gjermania vazhdon të jetë e angazhuar me faktin që Shqipëria të mund të përparojë në rrugën e saj drejt BE. Ne do të kishim dashur të merrnin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave që në qershor, por Gjermania shikon se ka një sërë gjerash që duhet të bëheshin ende derisa të mbërrihet në këtë vendim, sic janë 5 prioritetet kyce, në mënyrë të vecantë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Shpresojmë që deri vitin e ardhshëm të shikojmë  përparim në këto dy pika", u shpreh ajo.

Schutz foli edhe për vetting-un.

“Vetting-u është një proces që po vijon në mënyrë pozitive, por duhen më shumë rezultate konkrete. Të gjitha vendet vakante në gjykata të mbushen sa më parë”, theksoi Schutz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat